Whatsappi i rezervave shtetërore: Krejt mesazhet që dolën deri te zhdukja e 52.5 tonelatave grurë
Paparaci ka siguruar komunikime nga një grup privat në WhatsApp, ku ish-ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekseri i dyshuar i Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi, si dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), diskutonin për muaj të tërë procesin e blerjes së rezervave shtetërore.
Sipas dokumenteve dhe bisedave të siguruara, një dosje e klasifikuar si sekret shtetëror nuk trajtohej përmes procedurave zyrtare dhe kanaleve të sigurta të komunikimit, por në platformën ËhatsApp.
Bisedat, të zhvilluara mes marsit dhe qershorit të vitit 2022, zbulojnë rolin aktiv të Ridvan Muharremit në organizimin dhe koordinimin e furnizimeve për rezervat shtetërore. Muharremi, i njohur si biznesmen i afërt me pushtetin dhe me kryeministrin Albin Kurti, sipas komunikimeve, nuk ishte vetëm ndërmjetësues periferik, por person kyç në tërë procesin.
Në grupin privat, ku përfshiheshin Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Kushtrim Dakaj, diskutoheshin çështje që lidhen me sigurimin e grurit, transportin, deponimin dhe kontaktet me operatorët ekonomikë.
Një pjesë e komunikimeve tregon se Muharremi kishte siguruar edhe hapësirën për deponimin e grurit të rezervave shtetërore.
“Për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona…”, shkruan ai në grup, duke e njoftuar drejtorin e Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara.
Vendndodhja e rezervave shtetërore konsiderohet informacion i ndjeshëm dhe mbrohet me ligj, pavarësisht klasifikimit formal si sekret shtetëror.
Komunikimet zbulojnë po ashtu se ish-ministrja Hajdari nuk kishte njohuri të plota për kompanitë që po kontraktoheshin për furnizim me grurë.
Në një moment ajo pyet zyrtarët:
“Me çka merret firma e Hamza Yatallay?”
Pasi informohet se kompania turke merrej me turizëm dhe ndërtim, Hajdari kërkon sqarime shtesë për origjinën e grurit dhe kompaninë furnizuese në Ukrainë.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, nga 10 mijë tonë grurë të porositura, një pjesë nuk kishte mbërritur kurrë, ndonëse pagesat ishin kryer nga ministria. Po ashtu, vaji dhe sheqeri të porositura në Poloni nuk ishin dorëzuar.
Në një tjetër komunikim në grupin privat, sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica, pyet Muharremin nëse vaji do të arrinte të nesërmen.
“A na vjen vaji nesër?”, shkruan ai.
Muharremi përgjigjet se malli ishte nisur me vonesë për shkak të dokumentacionit dhe transitit përmes Serbisë.
“Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija, dje o dasht mu nis, o nis sot, ja kan dru, vjen kah Maqedonija”, thuhet në përgjigjen e tij në ËhatsApp.
Përfshirja e Serbisë në transitin e mallrave për rezervat shtetërore përmendet drejtpërdrejt në komunikime, duke ngritur pikëpyetje shtesë rreth mënyrës së organizimit të furnizimeve dhe sigurisë së procesit.
Theksojmë se Nacionale kishte raportuar para pak kohësh në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore. Për këtë, Rozeta Hajdari, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it po përballen me akuza nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Sipas aktakuzës, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në rreth tre milionë euro.
Bisedat e publikuara nga Paparaci:
Komunikimet e zhvilluara mes datës: 23.03.2022 – 26.04.2022
Grupi në WhatsApp mes Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Kushtrim Dakajt, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit.
Komunikimi bëhet në grup, të cilin e ka krijuar Rozeta Hajdari.
Emërtimet në grup përfaqësojnë mënyrën origjinale të regjistrimit të kontakteve nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, ashtu siç figurojnë në telefonin e saj gjatë komunikimeve. Emërtimi “Ridvan Gruri” është përdorur si alias për Ridvan Muharremin.
Irfan Lipovica: Me ambasadorin e shqipërisë është mirë me u taku, nëse mundet me na liru prej kostos së portit pas 5 dite, po llogaritet që zgjat 20 ditë shkarkimi, çdo ditë pas ditës së 5 është 5000 euro kosto si dhe nëse mundem me i thjeshtëzu procedurat
Rozeta Hajdari: Flas me ministren Daulina Ibrahimaj
Hafiz: Ok, jemi me Ridin, tuj shikue për transportuesit
Rozeta Hajdari: Ku
Ridvan gruri: Momentalisht ky i paska 20 kamiona
Rozeta Hajdari: Kush është ky
Ridvan gruri: Na dha ni qmim ok osht
Ridvan gruri: Po jom ty fol me Agjentin në Shqipri për me na kry pun
Rozeta Hajdari: Kontratën duhet ta ndryshojmë
Rozeta Hajdari: Hafiz a ke shkru email te furnizuesi i grurit në Turqi shqip dhe anglisht
Ridvani gruri: A ka mundësi me u ndëgju
Rozeta Hajdari: jam në mbledhje të Qeverisë
Ridvani gruri: Dojsha me ju thon me fol me Ambasadorin e Shqipris me na ndihmu
Rozeta Hajdari: I them ministres
Hafiz: Veq anglisht e kemi ba kontratën, ministre
Hafiz: Te Hamza Atalay
Hafiz: nepermjet e-mailit Ertan Sendvik
Ridvan gruri: Zonja Ministre na kemi ni punë shum ma me randesi SOT se sa kontrata ju lutem
Irfan: A mund ta kemi një raport të shkurt për ofertuesit e sot-it, sa kamon kanë ofru dhe qmimet
Hafiz: Po, e kam edhe një OE në 15,00 por e përmbledhi disi
Irfan: Vetem në pika të shkurta, qmimi dhe numri i kamionëve të ofruar
Hafiz: Ok
Rozeta Hajdari: Irfam dhe Hafiz ejani pas 30 min në kabinet
Irfan: Confimed
Hafiz: Kujdes me përzgjedhjen e anijës Rid, maksimumi i thellsisë qenka 8.5m.. shkarkim/ngarkimi spo merrka kohë n’PortoRomano, për 5-6 min kamioni po u ngarkohka e peshojka!
Irfan: Dmth paska mundësi shumë kamionë me qenë
Irfan: Mirë shumë
Ridvani gruri: Jo në Portoromando nuk osht port i mirë
Ridvani gruri: E bimë në Durse kto Anije e kryjmë punë
Hafiz: Durrsi edhe ma i cekt, RidvanAbe!
Ridvani gruri: Po veq ka qen Anija aty e din
Hafiz: Për ankorim, na u kërkuen përmasat e anijes, Rid!
Ridvani gruri: Neve na duhet agjenti e aj merret me anije fol me kapetanin
Ridvani gruri: I kom thon Hafizit mu më duhet vetëm numri dhe emri i Agjentit
Hafiz: Nesër n’ora 10:00 e ke Rid!
Ridvani gruri: Ntm e për knej ata net meren vesh me kon o shku Hafizi unë prap jom ok për gjdo gja me kon aty
Ridvani gruri: [REDAKTUAR] Hafiz për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm
Hafiz: Është ky mulli, Rid? Apo transportues
Ridvani gruri: Mulli edhe ka kamiona që i siguron
Irfan: Hafiz kur te pushojsh, një info në pika të shkurtra për vizitën atje, u takuam e folëm por me mirë e kemi këtu
Hafiz: Nga dy agjentët e licensuar: Erges Mezini REIMAR dhe Gëzim Seranaj ELRED, Ridi mund t’i drejtohet këtij të dytit. Çmimoren e portit po ua përcjell në e-mail. Problemi i vetëm mbetet 5 ditëshi i zbarkimi që duhet t’zgjatet, ose transporti të vijë me dy anije 5000 tonëshe me një pauzë njëjavëshe n’mes. Fershpedi ashtë OE serioz që mund t’i besohet transporti Durrës-Prishtinë.
Irfan: Mirë shumë
Irfan: Dmth gati qenkemi për kontratë të hënën
Hafiz: Po, kontratat, menaxherët, komisionet, edhe deponimi
Ridvan gruri: Sa i përket meje po
Irfan: Mirë shumë
Irfan: Deponimin po mundohemi me shpërnda ke edhe rekomandim i kforit
Ridvani gruri: Ndëgjohemi nesër nese keni kohë
Irfan: A na vjen zejtini nesër
Irfan: Vaji
Ridvani gruri: Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija
Irfan: Aha ok
Irfan: Nja 3 ditë po u vonojka
Ridvani gruri: Po veq për 3 dit nashta ma heret ktu se ish kon problem me transportesa nuk po dasht me ardhur knej po u kry
Irfan: Super
Rozeta Hajdari: Ridvan të lutem emrin e anijes daten dhe kohën kur niset, dhe daten dhe kohën kur vjen
Rozeta Hajdari: Dhe nga cili port në turqi niset anija
Rozeta Hajdari: Jemi tani me KFOR dhe FSK
Ridvani gruri: Iskenderum Porti
Ridvani gruri: Tash po flas me agjentin dhe ju dërgoj karakteristikat
Rozeta Hajdari: Na duhet një anije e tillë
Ridvani gruri: Këto janë shënimet e anijes
Ridvani gruri: Mu me keni në dispozicion 24 orë veq lajmromni pak ma heret për takim
Hafiz: Paska ardhë vaji
Hafiz: Këtë javë vjen apo jo?
Ridvani gruri: Po
Hafiz: Rid, sapo ti kesh t’dhënat e anijes na i përcjell t’lutem! Na duhen me një takim t’orës 15:00 sot
Ridvani gruri: Nuk e di a muj sot me t’i siguru
Ridvani gruri: Irfan paret hala skan mrri pom hupin anijet ju lutemmmmm
Irfan: Pagesa sot në mëngjes është certifiku
Irfan: Nese sot skan mbrri neser në mëngjes jon
Ridvani gruri: Ishalla menxi i gjeta prap 2 Anije po fillojm me bo shpenzime palidhje Hamza pom thot
Irfan: Rid nga thesari konfirmojn që mjetet dalin deri në fund të ditës
Ridvani gruri: Ok shpejt ti qoj shënimet e Anijeve
Irfan: Super
Ridvani gruri: I sigurova krejt veq paret nuk kan mri
Rozeta Hajdari: A ende nuk janë nisë anijet?
Ridvani gruri: Jo zonja Rozeta pa pages nuk nisen
Rozeta Hajdari: Pse kjo vonesë zv sekretar Irfan?
Irfan: Të premten sistemi i thesarit ska punu fare për shkak të fundmuajit, dje është hap është kry pagesa sot bëhet transferi apo arrijnë mjetet – ka konfirmu thesari
Irfan: Kanë mbrri pagesat- konfirmim nga thesari
Hafiz: Eh shyqyr!
Hafiz: Gëzim Seranaj, mund t’mos jet agjenti, Rid. Porti nga preferoj dy tjerë, por emrat e tyre i marrim sapo t’ua përcjellim t’dhënat e anijeve!
Ridvani gruri: Erdha un
Rozeta Hajdari: A keni siguru vendin për importin e vajit dhe sheqerit
Rozeta Hajdari: Unë thirra [REDAKTUAR] pasi kuptova nga Ridi e jo nga ju se nuk keni siguru vend ende për sheqer
Irfan: Po jom në kontakt me agonin dhe ende spo di sigurt, na konfirmon së shpejti
Irfan: Kisha dëshirë ta menaxhon ky, një operator tjetër që na ka premtuar që e merr së fundi ka hjek dorë
Rozeta Hajdari: Menaxhimi nga MINT është keq !!!
Irfan: Qëllimi ynë është që të i ruajm pa paguar qera e kjo po është sfiduese
Irfan: E konfirmuan edhe gadishmerin për ruajtje të sheqerit, tani po vjen operatori për nënshkrim të kontratës
Ridvani gruri:Super
Ridvani gruri: Ju dërgova dy anijet janë konfirmu
Ridvani gruri: Kërkush nuk po e konfirmon që e murët mesazhin
Irfan: Super
Irfan: Hafizi ju ka dërgu një anëtari të kforit
Ridvani gruri: Tash osht ty u ngarku ton naten po ngarkojm sonte
Ridvani gruri: A ka kush që u gzu a jo
Irfan: Mirë shumë
Hafiz: Gëzim gjithësesi, Rid!
Hafiz: S’po mund e gjej BILL OFF LOADING në dokumentat më lart, Rid!
Ridvani gruri: Per qdo lëvizje ju lajmroj meniher
Rozeta Hajdari: Ridvan ja jep detajet
Ridvani gruri: Për qka Detajet
Ridvani gruri: Sonte Anija e kryn ngarkimin e nesër në mëngjes niset letrat e ngarkimit nuk muj mi marë deri sa të kryhet ngarkimi kjo Anije ka 6400 ton. tjetër spp di qka me ju thon
Ridvani gruri: Tjetra ngarkohet meniher mas ksaj detajet e Anijeve ju kam dhon
Rozeta Hajdari: Mi dërgo njëherë
Ridvani gruri: Ky osht Agjeti [agjenti, v.j] në Shqipri që duhet me u kontaktu Agjentat tonë
Ridvani gruri: Miremengjesi Anija nuk ka mujt prom naten me përfundu ngarkimin se ka ra shum shi, kështu që sot po vazhdon ngarkimin e nesër në mengjez herët niset
Irfan: Faleminderit për info
Ridvani gruri: Kom premtu me informu
Hafiz: Përderisa s’është ngarkue anija, duhet shikue ky Agjent: Erges Mezini
Irfan: Rid: Anijet a do ta kenë një bill of loading apo dy
Ridvani gruri: 2 se dy copa jon
Irfan: Nëse munden anijen e dytë mos me nis menjëherë që mos me na pri shumë në port deri të shkarkohet e para puna e kostos, nja 4 ditë po duhen në rrethana normale për të paren
Ridvani gruri: I ka 4 ditë për shkarkim
Ridvani gruri: Kjo kryhet ajo vjen
Irfan: A i ka një 5 ditë të lira e para
Irfan: pa penallti?
Ridvani gruri: Qe 20 min jom aty
Hafiz: Ok
Rozeta Hajdari: Përshëndetje
Ridvani gruri: Përshëndetje
Ridvani gruri: Hafiz un ta kom dërgu Adresën e Agjentin ky i joti net e kontakton
Ridvani gruri: A keni ardh në zyre apo jo
Rozeta Hajdari: Jo sot në shpi punoj se paradite isha në shkup
Ridvani gruri: Ok punë të mbarë
Ridvani gruri: Të Hanën duha mu pa me juve 10 min
Ridvani gruri: Hiq spo ma ktheni përgjigjen
Hafiz: Aty jemi Rid, kurdo që del!
Hafiz: Aty jam pra
Ridvani gruri: Faleminderit Vikend të bukur krejt Grupit
Ridvani Grupi: Rruga e mbarë i koftë Anija u nis
Irfan: Mirë shumë
Ridvani gruri: Ju lutem përcjellni letrat te shpedicionet që me pas kohë mi pregatit letrat
Hafiz: Bukur fort, qenka BL që na kërkohet… lundrim t’mbarë!
Rozeta Hajdari: Rid, si i kan ditët në port anijet, dyjat nga pes ditë?
Hafiz: Apo e para ma shumë
Ridvani: Përshëndetje Anija për shkak të motit të ligë asht vonu kështu që ose në mramje me 15 vjen ose me 16 gjat ditës që po na konvenon po i marim 2 ditë të vikendit pa kompenzim punë të mbarë
Irfan: Faleminderit për info
Hafiz: Rid, e thirri sërish Qalin, nashta merren vesh! Po pyet, ami nisë kamionat për Durrës? Emailin e Hamzës e forëardova
Ridvani gruri: Tjetra Anije nesër në mëngjez fillon ngarkimin
Hafiz: Sukese
Rozeta Hajdari: Zvsekretar a shikove për Doganën
Irfan: Po me Drejtorin isha në kontakt
Irfan: Na mundësoj zgjatjen e orarit, zyrtarët doganorë do të akomodojn kërkesat e operatorit
Rozeta Hajdari: shumë mirë
Irfan: Mirë shumë
Hafiz: Kurdo që ke kohë, t’presim me sekretarin, Rid
Ridvani gruri: Nuka jam në Kosovë, cka ka të re
Irfan: Mirë shumë
Hafiz:
Flm Rid
Ridvani gruri: Përshëndetje të gjithve deshta me ju pëshëndet dhe me ju informu që Anija oshte nesër në ora 14:00 në portin e Dursit Naten e mirë
Irfan: Faleminderit
Hafiz: Me Irfanin mermi me pikat, tash!
Ridvani gruri: Flej mirë Hafiz e meno mirë gjithmon del mirë mos të paragjykojm Letrat jon të njëjta si të parat veq sasija ndron
Hafiz: Ntm burra!
Irfan: Rid a po e dijmë kohën kur mbrrin vaji dhe sheqeri?
Ridvani gruri: Nesër ose masneser niset
Ridvan gruri: Hafiz aj ta ka dërgu ni formë tash na dërgon edhe kët tonën
Hafiz: Po po, për pagesa jasht, po duhet qaj ekseli sikur i juvi i fundit. Ministrja më thirri ktu jom afër zyrës së saj
Ridvan gruri: [REDAKTUAR] Hafir për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm
Hafiz: Bukur fort, derisa ta bëjm ndonjë zgjidhje afatgjatë
Hafiz: Mjesi Rid, 52.5 ton drith mangut po dalin!
Ridvan gruri: qfar komepnzimi nuk po kuptoj 6000 ton jon kon ma tepër unë i kom krejt matjet e vagave që jon mbushë, Hafiz të Merkurën vjen Hamza e mi bjen krejt letrat e vi me të edhe krejt i kryjmë punë të mbarë
Hafiz: Rid, sot po fillojm me procedim në gjyq! Dy e-maila ia shkorva YAFE-s, s’ndihet i gjallë!
Ridvan gruri: Ti fillo po gabim je shum prit nesër në mëngjez shihemi e meremi vesh se krejt letrat i kom
Ridvan gruri: Hafiz Hamza ka ardh krejt letrat i ka vetëm kur të takohemi duhet me u taku edhe me Rozetën leje ni takim patjetër me të nëse dojm me u taku ok
Hafiz: Tomasi ç’thot?
Ridvan gruri: Kamionat ka dasht mi qu kah Serbija i ka rregullu krejt po i kanë thon që nuk bon vinshpedicionet anej i thash me ardh kah Maqedonia ok vin pa merak
Ridvan gruri: Hafiz Hamza osht edhe nesër para dite ktu e mos të flejm po të takohemi e mos thuni ka dal mongi ka dol tepër
Hafiz: Përshëndetje Rid, Naj risi prej Tomasit?
Ridvan gruri: Nesër më premtoj mi dërgon numrat e kamionave e ka kry krejt
Ridvan gruri: Kqyre a të erdh ni imail prej Tomasit
Hafiz: Po, paska lyp afat, koxha gjatë.. fundin e gushtit, si deadline! Po e pyes nesër shefen
Hafiz: Mirëmengjes shoq.. as Ridi, as Neziri s’erdhen dje!
Ridvan gruri: Hafiz trem a mos ti kanë lajmru kta idiotat se shim e keni shty me ta po ju thash 100 her hajdeni po shkojm po ja nxojm derën në Poloni e nuk podalim deri sa te kryn po ju sdi qka po pritni mo
Hafiz: Përsh. Rid, Tomasin sot e dorëzova të org. kompetente, mundohu deri të hënën rreth grurit që t’mos koritmi për pak, t’lutem!
Rozeta Hajdari: Me çka merret firma e Hamza Yatallay
Hafiz: Turizëm dhe ndërtim
Rozeta Hajdari: Jo mirë, te kush e ka ble grurin, te cila firmë në Ukrainë
Hafiz: Se kam këtë firmë
Rozeta Hajdari: Pse nuk e ke, pse nuk e ke pyet?
Hafiz: S’shkruen kurrkund, veq origjina, shteti
Rozeta Hajdari: Po ti duhesh me pyet, me dijt kah të ka ardhë gruri
Hafiz: Tash e kam hallin te vonesa e vaiit dhe sheqerit