Weber për Asociacionin: Duhet të gjendet një rrugë e mesme, të mos përdoret si vegël e Serbisë - NACIONALE

Weber për Asociacionin: Duhet të gjendet një rrugë e mesme, të mos përdoret si vegël e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bodo Weber, eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, këto dy vende do ta kenë të vështirë për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit, për shkak të situatës aktuale në komunat veriore.

Weber i deklaroi REL-it se beson se situata në veri, posaçërisht largimi i serbëve nga institucionet do të shkaktojë problem.

Pa u zgjidhur kjo çështje, mendoj se nuk do të shohim zbatim të marrëveshjes bazë dhe kjo është ajo që po shohim, jo vetëm nga (Marrëveshja e)Brukselit, por edhe nga marrëveshja për Aneksin e Zbatimit në Ohër.” - tha Weber, transmeton Koha.

“Kjo është sfida që nuk mund të zgjidhet nga asnjë model. Pra, duhet të gjendet një rrugë e mesme në mes të implementimit të kësaj ideje (të Asociacionit), por duke e bërë në diçka që mundet në të vërtetë të forcojë qeverisjen lokale, por edhe diçka që nuk ndërtohet në një formë që në të ardhmen mund të përdoret si një vegël për Serbinë që të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës.” - thotë ai.

Lajme të ngjashme