Weber: Nëse s’ka marrëveshje për Asociacion, plani franko-gjerman dështon
Analisti politik nga Gjermania, Bodo Weber, është shprehur në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Analisti gjerman madje ka bindjen që nëse nuk arrihet një marrëveshje sa i përket çështjes së Asociacionit, atëherë propozimi franko-gjerman mund të bie krejtësisht.
“Nëse krahasoni deklaratat e mbrëmshme të negociatorëve në Bruksel, është konfuze ajo që është rënë dakord apo nuk është rëndë dakord.” – u shpreh z. Weber.
Ai tha se mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin janë të qarta dhe jo vetëm për afatet për themelimin e saj.
“Është e qartë se keqkuptimi mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me Asociacionin nuk është zgjidhur, jo vetëm data e formimit. Kjo do të thotë se marrëveshja e djeshme u transverua vetëm në negociata për aneksin e zbatimit, në mënyrë që të prezantohej një lloj progresi. Nuk ka asnjë informacion që mund të përdoret për të parashikuar se Vuçiq dhe Kurti mund të bien dakord për Asociacionin në takimin e ardhshëm të planifikuar në mars.” – u shpreh z. Weber.
I pyetur nëse mendon se ka rrezik se plani franko-gjerman mund të dështojë plotësisht dhe nëse ajo që ndodhi dje ishte taktikë e Kurtit, Weber u përgjigj.
“Sinqerisht nuk e di cilat janë taktikat e negociatave të kryeministrit Albin Kurti. Por, nëse nuk ka marrëveshje për Asociacionin, nuk do të ketë marrëveshje për aneksin e zbatimit, kështu që nuk do të ketë marrëveshje, pavarësisht se çfarë u njoftua mbrëmë,”
