Walker: Kurti nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në, po bën gjëra të kundërta - NACIONALE

Walker: Kurti nuk po e trajton mirë marrëdhënien me SHBA-në, po bën gjëra të kundërta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker në KTV, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke i trajtuar mirë marrëdhëniet me SHBA-në.

Walker ka thënë se Kurti po bën gjëra të kundërta para fytyrës e kundërshtimit amerikan.

I kam pyetur njerëzit se si po qeveris Kurti. E njoh Kurtin qe 24 vjet, por e kam takuar vetëm një herë prej se është kryeministër. Kam dëgjuar nga njerëzit se po merret me luftën kundër korrupsionit, po provon të vendosë njerëz të mirë nëpër pozita, jo vetëm të Vetëvendosjes, po e bën këtë e atë. Por ai nuk është duke e trajtuar mirë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara në mënyrë e duhur. Kurti po sjell çështje dhe po bën gjëra të kundërta para fytyrës e kundërshtimit amerikan.” - ka thënë Walker.

Më tej, ai ka thënë se Kurti vepron në interes të Kosovës dhe se duhet t’i thotë jo kërkesave që nuk janë në interes të popullit.

A pajtohem me të bërat, me ato që po bën apo që do të bëjë Albin Kurti? Me siguri se jo. Por unë vërtet besoj se ai po i bën gjërat që mendon se janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, dhe asgjë që përbën rrezik për Kosovën. Për këtë i duartrokas.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme