Walker: Jam krenar për të arriturat e Kosovës - NACIONALE

Walker: Jam krenar për të arriturat e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer momentet e 17 Shkurtit të vitit 2008.

Në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ai ka thënë se emocionet e asaj dite kanë qenë të jashtëzakonshme.

Ai është shprehur krenar me të arritura e shtetit të Kosovës deri me tani.

Isha në parlament atë ditë, isha aty në ballkon po i shihja deputetët që ngriheshin për të nënshkruar deklaratën e Pavarësisë. Pastaj dola edhe nëpër rrugë pata kënaqësinë, pata lumturinë të shihja njerëzit që po festonin. Mund të jetë egoja ime që flet, por ndjehem si baba në këtë vend sepse e kam parë tek lind, por jam krenar për të gjitha ato që Kosova ka arritur dhe po arrin”- ka thënë Walker për Radio Televizionin e Kosovës.

Lajme të ngjashme