VV kërkoi shtyrjen e afatit për çertifikimin e partive për zgjedhjet në veri, KQZ e shqyrton
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë kërkuar që të shtyhet afati për çertifikimin e partive, për zgjedhjet në veri të caktuara për 18 dhjetor.
Kjo kërkesë tashmë po shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur për gazetën Nacionale, Valmir Elezi, zëdhëns i KQZ-së.
“Ju njoftoj se çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, ka thënë Elezi.
“Deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, deklaroi ai.