VV-ja sërish publikon video, por i bije pishman dhe e fshin - NACIONALE

VV-ja sërish publikon video, por i bije pishman dhe e fshin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe sot një video, por i ka rënë pishman dhe e ka fshirë atë.

Edhe në këtë video kritikoheshin qeveritë e kaluar për të bëmat e tyre në veri dhe pjesët tjera të vendit.

Video që titullohej “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?” është fshirë shpejt nga profili i VV-së në “Facebook”, por gazeta Express e ka ruajtur atë.

Aty kritikohen qeveritë e kaluara për mos përfundimin e shumë rrugëve në Kosovë, duke shtuar se këto rrugë do t`i përfundoj Qeveria Kurti.

“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?! Rrugët dhe akset rrugore që tashmë janë në rrugë të drejtë për t’ju jetësuar: Prishtinë – Podujevë; Prishtinë – Mitrovicë; Prishtinë – Gjilan; Prishtinë – Pejë; Kievë – Zahaq; Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte”, thuhej në video.

Me tej, vazhdohet të lavdërohej ministria e Infrastrukturës për punët që po bën.

Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit. Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, thuhej në video.

Lajme të ngjashme