VV-ja rreshtohet pas Dejonës, Rama i vetëm në betejë me pushtetin: Pse askush nga LDK-ja nuk po e përkrah?
Kjo javë është karakterizuar me një përplasje të fuqishme në mes të kreut të kryeqytetit dhe pushtetit të VV-së. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë këtyre ditëve është përballur me një fushatë të egër nga njerëzit e Albin Kurtit.
Akuza, kritika, fyerje personale, përçmim i emrit, kanë qenë vetëm disa nga sulmet që VV-ja ia ka bërë atij.
Dejona Mihali, e cila ka nisur këtë polemikë, nuk ka kursyer fjalët për të sulmuar Ramën, i cili nuk zmbrapsej.
Këtë betejë përball pushtetit, kreu i Prishtinë ka zhvilluar i vetëm duke mos u ndihmuar nga askush.
Derisa VV-ja ishte mobilizuar për të përkrahur Dejona Mihalin, LDK-ja kishte zgjedhur heshtjen në raport për Përparim Ramën, i cili ua ka fituar pushtetin dy herë në Prishtinë.
Polemika që u zhvillua nuk ishte e zakonshme.
Koordinatorja për komitete në VV, Dejona Mihali, brenda pak ditëve ka shkruar hiç më par se gjashtë statuse kundër Ramës.
Statuset fyese të saj janë pëlqyer dhe shpërndarë nga zyrtarët më të lartë të partisë së Kurtit. Madje, ata shkruanin edhe statuse mbështetëse për “shefen” e tyre.
Në këtë përplasje, ajo është mbështetur nga “Grupi i Tiranës”, Sekretari i Përgjithshme i VV-së, Alim Rama, dhe nga shumë deputetë, ministra e aktivistë të partisë në pushtet.
Në anën tjetër, përplasja me VV-në Përparim Rama e ka bërë pa përkrahje nga zyrtarët e LDK-së.
Replikat e tij me “mashën” e Kurtit nuk janë shpërndarë e as nuk janë pëlqyer nga asnjë zyrtar i lartë i LDK-së.
Qëndrimet e Ramës kanë marrë mbështetje vetëm nga disa zyrtarë të ulët të LDK-së.
Ndonëse statuset e Ramës kundër Dejona Mihalit e pushtetit të VV-së janë pëlqyer shumë më tepër se të Mihalit, ato janë injoruar nga lidershipi i partisë.
Deri me tani askush prej njerëzve të Lumir Abdixhkut dhe kandidatëve për deputet të LDK-së nuk ka dalë publikisht në mbështetej të Përparim Rama.
Kryetari i Prishtinës, Përparm Rama, ndonëse nuk është anëtarësuar asnjëherë në LDK, nën llogon e kësaj partie ai dy herë e ka fituar garën për kryeqytetin, duke mposhtu Arbën Vitinë dhe Hajrulla Çekun e VV-së.
Polemika në fjalë ka nisur kur Përparim Rama e ka kritikuar Qeverinë në detyrë për neglizhencë në largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Pretendimi i tij se Qeveria Kurti ka përgjegjësi në humbjen e jetëve të njerëzve nga moslargimi i dheut me kohë, ka bërë që të fillojnë sulmet e Dejona Mihalit dhe ministrit në detyrë të Infrastrkures, Dimal Basha, ndaj të parit të kryeqytetit.