VV-ja propozon që zgjedhjet nacionale të mbahen më 2 shkurt - NACIONALE

VV-ja propozon që zgjedhjet nacionale të mbahen më 2 shkurt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar 2 shkurtin si datë për mbajtën e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të jenë të rregullta.

Një burim i gazetës Nacionale brenda presidencës ka thënë se kjo është data që kryetari i VV-së, Albin Kurti, e ka propozuar në letrën që ia ka dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Në takimin që partitë politike kanë pasur me presidenten, muajin e kaluar, tri partitë opozitare kanë propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 26 janari.

Kurse, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sot(e premte) është afati i fundit ku partitë mund t`i dërgojnë propozimet e tyre për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ajo ka bërë me dije se shumë shpejt do të vendos se cila do të jetë data e zgjedhjeve të reja.

Lajme të ngjashme