VV-ja nuk e përkrah mocionin e opozitës për largimin nga agjenda të projektligjeve problematike
Me 53 vota “kundër”, deputetët e VV-së kanë kundërshtuar mocionin e opozitës për të larguar nga rendi i ditës Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligjit Këshillin e Pavarur të Mediave.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se këto ligje janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Pro këtij mocioni kanë votuar vetë, 21 deputetë.