VV-ja ende nuk ka informacion zyrtar për arrestimin e asamblistit të tyre në Tiranë
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka konfirmuar arrestimin për drogë të asamblistit të tyre në Tiranë.
Egzon Azemi nga VV ka thënë ka thënë se partia nuk kanë informacione tjera përveç atyre që kanë lexuar në media.
“Nuk e kemi konfirmu ende, e kam parë këtë emër që po qarkullon në portale por nuk e di a është i njëjti, nuk munda ta kontaktoj Besnikun, do të tentojmë të kontaktojmë dhe ta kuptojmë për cfarë bëhet fjalë. Ende s’e kemi verifiku a është… Nëse është i vërtetë lajmi hapi i parë që do të bëjmë është ta përjashtojmë direkt nëse konfirmohet nëse është i arrestuar për këtë arsye”, ka thënë ai për Portalin Dukagjini.