VV e bllokonte zgjedhjen e presidentit në opozitë; Konjufca tash flet për ‘minimumin e integritetit’
Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca deklaroi sot në Kuvend se zhvillimet e fundit politike rrezikojnë të minojnë vullnetin e qytetarëve, duke bërë thirrje për ruajtjen e integritetit minimal në politikë.
Konjufca tha, ndonëse politika ka mjetet e saj për të arritur qëllime, ato nuk duhet të përdoren për të përmbysur vullnetin e shprehur në zgjedhje.
“Unë e di që politika i ka mjetet e veta, por unë e di që politika duhet ta ketë një minimum të integritetit,” u shpreh ai.
Sipas tij, përmes metodave të tjera politike, po tentohet që vullneti qytetar të rrëzohet vetëm disa muaj pas zgjedhjeve.
“Përmes metodave tjera, vullneti qytetar po do me u rrëzu pas katër muajve,” deklaroi Konjufca.