Vuçiqi me video propaganduese: Për mua Kosova është Serbi - NACIONALE

Vuçiqi me video propaganduese: Për mua Kosova është Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiq, ka vazhduar propagandën edhe në rrjetin social Instagram.

Di sa orë më parë ai ka publikuar një video, ku ka siguruar qytetarët serb të Kosovës, se "Kosova do të jetë gjithmonë Serbi".

"Për mua Kosova dhe Metohia është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona", ka thënë ai.

Ndërsa një ditë më parë, vuçiq është takuar në Rashkë, më serbët e Kosovës, nga ku ka thënë se barrikadat do të hiqen brenda 48 orëve.

"Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat. I kam lutur, i kam lënë vetëm të marrin një vendim dhe më pas më kanë dorëzuar atë që kanë hartuar në barrikada. Serbët nuk besojnë në institucione.” ka thënë Vuçiq

Sot, është raportuar se disa kamionë të cilët ishin përdorur për të bllokuar rrugën, tek “Kërrshi i Dudës”, janë djegur.

Lajme të ngjashme