Vuçiq tregon se çka i kërkoi Lajçakut sot në takim - NACIONALE

Vuçiq tregon se çka i kërkoi Lajçakut sot në takim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiq në Instagramin e tij, ka thënë se serbë në Kosovë janë të ekspozuar ndaj torturave më të rënda në 15 vitet e fundit.

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.” – ka thënë ai.

Tutje, Vuçiq ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të angazhohen konkretisht për të gjitha çështjet.

"I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht për të gjitha këto çështje.” – ka thënë ai.

Lajçak ishte për vizitë në Kosovë para se të shkonte në Beograd. Këto takime po mbahen për të gjetur një zgjidhje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Lajme të ngjashme