Vuçiq: Të pranojmë planin-franko gjerman ose të përballemi me sanksione - NACIONALE

Vuçiq: Të pranojmë planin-franko gjerman ose të përballemi me sanksione

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij para popullit serb, ka thënë se plani për Kosovën nuk është më vetëm një plan franko-gjerman, por shumë më tepër se kaq.

Siç raporton RTS, presidenti Vuçiq ka thënë se në mbledhjen e “pesëshes së madhe” i është thënë se duhet të pranohet plani dhe se në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e procesit të integrimit europian, tërheqjen e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në fushën ekonomike.

"Jam i shqetësuar, nuk dua t'i fshij problemet nën tapet. Erdhën të pestë, përfaqësues të tre vendeve më të mëdha evropiane... Në fjalinë e dytë më thanë se duhet ta pranojmë këtë plan dhe nëse nuk e pranojmë, sepse mendojnë se duhet pranuar. Ne do të përballemi me ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, nën dy, do të përballemi me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre, me masa të gjithanshme në kuptimin politik dhe ekonomik" - ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme