Vuçiq takohet me diplomatin amerikan që sot viziton Kosovën: Dialogu, mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili sot pritet të vizitojë edhe Kosovën.
Pas takimit, presidenti serb ka vlerësuar se Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Vuçiq ka shkruar se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështje të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq.