Vuçiq takohet me Blinken, thotë se kanë folur për Prishtinën e Beogradin
Në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken.
Në një postim në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram, Vuçiq ka treguar si ka diskutuar me Blinken për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së.
“Përveç diskutimit për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konfirmuam përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së,”- ka shkruar Vuçiq.
Në konferencën e përvjetshme të Sigurisë që po mbahet në Mynih, do të marrin pjesë edhe liderët e Kosovës.
Sipas listës së publikuar nga Konferenca, atje do të qëndrojnë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në agjendën e publikuar, bëhet e ditur se fjalim do të mbaj vetëm presidentja Osmani, e cila do të flasë rreth grave, paqes dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez. Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.