Vuçiq: Barrikadat në veri do të hiqen kur të formohet Asociacioni
Barrikadat në veri të Kosovës do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, tha të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan mediumi serb N1.
“Së pari ju formoni Bashkësinë e Komunave Serbe, pastaj ne do t'i heqim barrikadat”, ka thënë tha Vuçiq për mediat në Azerbajxhan.
Vuçiq ka thënë po ashtu se Prishtina nuk dëshiron të dëgjojë asgjë, por vetëm vazhdon ta poshtërojë Beogradin.
“Ju mund të vazhdoni të përpiqeni (të na poshtëroni) deri në një pikë, dhe pastaj, kur nuk kemi ku të shkojmë – si miu me qoshe – ne do të luftojmë me të katër këmbët”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se serbët e Kosovës duan vetëm të mbijetojnë.