Vuçiq pritet që sot t’i kërkojë KFOR-it dërgimin e forcave në Kosovë
Qeveria e Serbisë raportohet se sot do të marrë vendim për dërgim të kërkesës në KFOR për dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë.
Dërgimin e trupave ushtarake në Kosovës e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se Serbia të enjtën do të paraqes zyrtarisht kërkesën zyrtare në KFOR për rikthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë sipas Rezolutës 1244.
Kërkesa e tij vjen pas situatës në veri teksa është shprehur skeptik se kërkesa do të pranohet.
Në anën tjetër, Emisari special i SHBA-ve, Gabriel Escobar, ka thënë se Amerika është kategorikisht kundër kërkesë së Serbisë për dërgimin e ushtarëve në Kosovë.
“Refuzon kategorikisht kthimin e Ushtrisë serbe në veri të Kosovës”, ka thënë Escobar.
