Vuçiq para protestës në Rudarë: Do të jetë protestë e madhe popullore
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur para protestës së sotme të paralajmëruar në Rudar nga serbët e vendit.
Ai iu drejtua atyre duke thënë se do të ishte një “protestë e madhe, popullore dhe demokratike e serbëve nga Kosova dhe Metohia, si dhe nga veriu dhe jugu e nga të gjitha zonat ku jetojnë serbët.”
Sipas presidentit të Serbisë, serbët po kërkojnë vetëm atë që u takon. Çka është ajo sipas Vuçiqit?
“Të jesh i lirë, të kesh të drejtën e lëvizjes, të shkojë në shkolla e spitale, të mbrojë jetën dhe perspektivën e fëmijëve, lirimin e të arrestuarve pa arsye...” – u shpreh z. Vuçiq.
Vuçiq fjalët dhe kërkesat e tij i vuri në ‘gojën’ e serbëve lokalë duke thënë se tash të barrikaduarit po kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.