Vuçiq: Nuk mund ta pengojmë hyrjen e Kosovës në NATO - NACIONALE

Vuçiq: Nuk mund ta pengojmë hyrjen e Kosovës në NATO

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij para popullit serb, ka thënë se plani për Kosovën nuk është më vetëm një plan franko-gjerman, por shumë më tepër se kaq.

Siç shkruan RTS, presidenti serb mësohet të ketë thënë se ka ardhur koha që shteti serb të bashkëpunojë me shqiptarët dhe të përpiqet sa më shumë që të gjejë zgjidhje.

Tutje, ai ka thënë se Serbia nuk mund ta pengojë më Kosovën të anëtarësohet në organizata si ajo e Këshillit të Evropës apo edhe në NATO.

“Ne nuk mund ta pengojmë hyrjen e tyre në disa organizata ndërkombëtare si në Këshillin e Evropës, as nuk mund ta pengojmë hyrjen e tyre në NATO, megjithëse thashë që nëse presin duartrokitje nga ne për diçka të tillë, nuk do ta marrin, por ne nuk mundemi ta parandalojmë atë”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme