Vuçiq: Lajçaku është i shqetësuar sepse pa vendosmërinë e serbëve për t'i bërë ballë Kurtit - NACIONALE

Vuçiq: Lajçaku është i shqetësuar sepse pa vendosmërinë e serbëve për t'i bërë ballë Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Jam i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës”. Kështu tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i ketë thënë Emisarit të Posaçëm të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Beograd pas vizitës së tij të djeshme në Prishtinë. Vuçiq tha se ky shqetësim i buron “nga nevoja e (Kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”. Vlerësimi i tij për situatën aktuale është se “kemi hyrë në rreth vicioz”, siç e cituan mediat serbe.

“Kurti nuk dëshiron të themelojë Asociacionin e Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, por planifikoi pushtim të Zveçanit për nesër për shkak se gjoja kandidati i tij paska fituar atje. Lajçaku është i shqetësuar. Ai e pa vendosmërinë e serbëve për t’i bërë ballë Kurtit”, ka thënë Vuçiq, derisa shtoi, kërcënueshëm, se “nuk do të lejojmë askënd të shkelë mbi njerëzit tanë”.

Në një përmbledhje të shkurtër të vizitës së tij në pjesën veriore të Kosovës, Miroslav Lajçak, shkroi se “ajo çfar dëgjova më shqetësoi” dhe se aty shkoi “për të marrë përshtypje të dorës së parë time rreth situatës aktuale”.

Edhe i ashtuquajturit drejtor i një zyre të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, njoftoi për takimin me Lajçakun, ku përmes një shkrese në Facebook, tha se i ka shprehur shqetësim “për dhunën institucionale ndaj serbëve” nga Prishtina.

“I shpreha shqetësim rreth dhunës së përditshme institucionale dhe llojet e tjera të dhunës nga regjimi i Prishtinës kundër popullatës serbe, si dhe veprimet e paarsyeshme dhe të njëanshme të politikanëve shqiptarë që kërcënojnë paqen, veçanërisht në dritën e përpjekje të paligjshme për të marrë me forcë katër komunat në veri të Kosovës, por edhe gjithashtu përpjekjet e paligjshme për të shpronësuar dhe rrëmbyer tokat serbe, e deri te vendimi i njëanshëm për të shpërbërë Ekipin Menaxhues për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Petar Petkoviq për takimin me Lajçakun.

Lajme të ngjashme