Vuçiq: Konfliktin e ka nisur Policia e Kosovës, jo NATO - NACIONALE

Vuçiq: Konfliktin e ka nisur Policia e Kosovës, jo NATO

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një deklaratë të fundit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar Policinë e Kosovës për fillimin e konfliktit, duke theksuar se NATO-ja nuk ka përgjegjësi për trazirat në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka njoftuar se nesër do të vizitojë Dragisha Galjkon, i cili u plagos gjatë këtyre ngjarjeve dhe u qëllua me armë, megjithatë nuk kishte përfshirje në asnjë veprim të padrejtë.

Në deklaratën e tij, Presidenti Vuçiq u shpreh se pamjet e dokumentuara nuk e dëshmojnë se kush filloi konfliktin dhe se policia e Kosovës ishte përgjegjëse për fillimin e tij, jo NATO-ja.

“Pamjet nuk tregojnë momentin se kush e ka filluar atë konflikt dhe e ka nisur policia e Kosovës e jo NATO-ja, kam menduar se NATO po i tërhiqte serbët, jo po tërhiqej policia e Kosovës pas NATO-s", - ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.

Lajme të ngjashme