Vuçiq: Jam i gatshëm për kompromis, të largohen kryetarët në veri
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se është i gatshëm për kompromis, por sipas tij së pari duhet të largohen kryetarët e “rrejshëm”, siç Vuçiq i quan kryetarët e zgjedhor në katër komunat e veriut.
“Ne jemi të gatshëm për kompromis, thjesht po ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqje. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojë formimi i Asociacionit.” - deklaroi Vuçiq.
“Kam pasur një bisedë jo aq të lehtë me Miroslav Lajçakun, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Situata po komplikohet dhe më shqetëson shumë.” - theksoi Vuçiq.