Vuçiq i kërkon Macron-it “ta këndellë Prishtinën”, thotë edhe se “do të përfshihet më shumë në zgjidhje” - NACIONALE

Vuçiq i kërkon Macron-it “ta këndellë Prishtinën”, thotë edhe se “do të përfshihet më shumë në zgjidhje”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti të Francës, Emmanuel Macor, “i kërkova përpjekje shtesë...që Prishtina të kthjellet”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një njoftim në Instagram për bisedën e tij telefonike me presidentin francez.

“Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i kërkova të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që Prishtina të këndellet (kthjellet) dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete sa më parë dhe t’i jep fund minimit të të gjitha përpjekjeve për shtensionim të situatës”, ka Vuçiq.

Presidenti serb, mes tjerash, në njoftimin e tij të bisedës me Macron, thotë se ishte “e hapur dhe serioze” teksa shton se kaherë i ka “parashikuar pasojat e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë”.

Vuçiq, i thotë Macron-it se ka “dhunë të pafshehur” ndaj serbëve në Kosovë, “dhe kjo është ditë e më dukshëm po largon çdo mundësi për bisedime dhe qasje të qytetëruar në zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

“Serbët në Kosovë janë i vetmi grup etnik në Evropë që janë të ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”, shkruan mes tjerash ai.

“E falënderova Presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe përkushtimin e tij për t’u përfshirë më shumë në zgjidhjen e situatës komplekse e mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë”, përfundon ai në shkrimin e tij.

Lajme të ngjashme