Vuçiq flet përsëri për birin e tij: Ai nuk e hoqi bluzën, e pyetën për "emrin e babait" - NACIONALE

Vuçiq flet përsëri për birin e tij: Ai nuk e hoqi bluzën, e pyetën për "emrin e babait"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur përsëri për djalin e tij, Danilo Vuçiq, i cili u ndalua nga Policia e Kosovës për shkak të bluzës së tij me mesazhe politike të cilën e kishte veshur gjatë festës së Vidovdanit.

Vuçiq e ka ekzagjëruar pak më shumë ngjarjen e ndalimit të birit të tij, duke thënë se atij i janë drejtuar armët nga policët pasi nuk ka pranuar që ta largojë bluzën me mbishkrimin “dorëzimin nuk është opsion.”

Më tej, Vuçiqi ka thënë se birin e tij e kanë pyetur se si e ka emrin babai i tij, por gjithsesi ai nuk e ka larguar bluzën.

“Vetëm tani e mora vesh se çfarë po ndodhte në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që ai të hiqte me çdo kusht bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua, dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën 'emrin e babait?' Ai u përgjigj: 'Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!' Këmishën nuk e kishte hequr, fytyra nuk i kishte ndryshuar. Dorëzimi nuk është një opsion!” – ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Lajme të ngjashme