Vuçiq e informon Dodikun për dialogun në Bruksel, poston foto nga takimi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar sot në llogarinë e tij në Instagram një fotografi nga takimi me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Në përshkrimin e fotografisë, Vuçiq e ka cilësuar takimin si miqësor, duke njofuar se me Dodik kanë diskutuar për takimin e djeshëm në Bruksel dhe për projektet e tyre të përbashkëta.
"Gjithmonë një bisedë miqësore me Presidentin e Srpska Milorad Dodik. Jemi dakord për shumë projekte dhe e informova Presidentin Dodik për dialogun e Brukselit. Gjithashtu, Presidenti Dodik më njohu me situatën në Republikën Srpska dhe Bosnje e Hercegovinë. Rroftë Serbia dhe Srpska!”- ka shkruar Vuçiq.
Kujtojmë se pas takimit të djeshëm në Bruksel të Vuçiq dhe Kurtit, ku të dy e kanë pranuar planin franko-gjerman, Vuçiq është akuzuar nga opozita në Serbi, për "tradhëti".