Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll: E njoftova për ecurinë e dialogut me Kosovën - NACIONALE

Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll: E njoftova për ecurinë e dialogut me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

Me këtë të fundit, Vuçiq tha se kanë biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi, raportohet nga mediumi serb Kosovo-Online.

Po ashtu, presidenti serb tha se kanë diskutuar edhe për “respektimin e normave të të drejtës publike ndërkombëtare.

“Bisedë shumë e mirë dhe e rëndësishme me @sanchezcastejon. E njoha mikun e sinqertë të Serbisë me ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e falënderova për mbështetjen që jep, si për vetë dialogun, ashtu edhe për respektimin e normave të së drejtës publike ndërkombëtare. Diskutuam edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës.” – ka thënë Vuçiq në një postim në Instagram.

Lajme të ngjashme