Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria serbe është gati, shpresoj të mos testohet
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për televizonin publik serb ka thënë se ushtria serbe është e gatshme për kryerjen e çdo detyre dhe se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje duke mos u zhvendosur nga “vijat e kuqe”.
Ai ka thënë se askush nuk është për luftë dhe nuk dëshiron konfliket.
“Ju e shihni guximin dhe vendosmërinë në sytë e tyre për ta mbrojtur popullin tonë. Askush nuk është në luftë dhe askush nuk dëshiron konflikte, por ushtria serbe është e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për ta mbrojtur vendin tonë. Shpresoj që askush të mos testojë nëse kjo është e vërtetë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Vuçiqi ka folur edhe me përafqësues të vendeve të QUINT-it të cilët kanë kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Serbia është e gatshme për një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë të injorohen vijat e kuqe. Neve na takon të gjejmë një zgjidhje politike dhe në të njëjtën kohë ushtria dhe policia janë të gatshme ta mbrojnë Serbinë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë ai.
