Vuçeviq provon të tingëllojë kërcënues: Askush të mos e testojë gatishmërinë ushtarake të Serbisë
“Serbët e Kosovës janë të gatshëm t’i shkojnë kësaj deri në fund; e madje edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre”, ka thënë ministri serb i jashtëm, Millosh Vuçeviq, duke folur për ngjarjet në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Duke folur për “gatishmërinë ushtarake të Serbisë”, Vuçeviq provon të tingëllojë kërcënues teksa thotë se “askush nuk duhet ta testojë këtë gatishmëri”.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, duke folur në televizionin kryekëput nën kontroll qeveritar serb TV Pink, provon të artikulojë “qëllimin e njëmendtë” të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për çka pretendon se “ai dëshiron konflikt të Serbisë me NATO’n” në mënyrë që “të vazhdojë okupimin e veriut”.
Sa i përket pritshmërive të shtensionimit të situatës ditëve në vijim, ministri serb thotë se janë në pritje të Emisarin Special të BE’së, Miroslav Lajçak dhe Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe se pas takimeve me këta dy të fundit “do të mund të themi diçka më shumë”. Por, për një gjë shprehet “i sigurt” ministri serb: “Nuk besoj se Kurti do të jetë i gatshëm të tërheqë ose zvogëlojë numrin e policisë dhe forcave speciale në veri”.