Vritet me thikë një vajzë në Tiranë, autore dyshohet se është motra e saj
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku dyshohet se motra me inicialet A.P. 37-vjeçare ka mbetur e vdekur pas plagëve të marra nga motra e saj M.P.
Top Channel ka raportuar se fillimisht krimi u tentua të fshihej duke thënë se e ndjera ka vdekur natyralisht, por ekzaminimi i ekspertëve mjekësorë nxori në pah të vërtetën tronditës.
Ndër të tjera është raportuar se motra e së ndjerës ka deklaruar se çdo gjë ka ndodhur në mënyrë aksidentale, dhe sipas saj e ndjera konsumonte alkool dhe nën efektin e pijes e kishte kërcënuar me thikë dhe se në përleshje e sipër me thikë në dorë në një moment e motra humbet ndjenjat por 40-vjeçarja ka thënë se nuk e ka ditur se është lënduar nga thika.
“E gjetur përball provave ajo ka treguar se varësia e të motrës nga alkooli i kishte hapur shumë probleme financiare por edhe emocionale. Së bashku me nënën ditë para ngjarjes ato kishin bërë një bisedë ku e ndjera u premtoi se do ta linte pijen.” – raporton Top Channel.
