Vrasjet e grave: Të mërkurën ditë zie në Kosovë - NACIONALE

Vrasjet e grave: Të mërkurën ditë zie në Kosovë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënë se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë derisa të ketë vrasje të grave.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” – ka thënë ajo.

Ky vendim vjen pas shumë kërkesave në opinion publik, pas vrasje së dy grave brenda katër ditëve.

Të premten, në Ferizaj u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.

Sot ndërkaq, në Pejë, një tjetër grua u vra nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.

Lajme të ngjashme