"Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara": Fillon protesta në Prishtinë - NACIONALE

"Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara": Fillon protesta në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka filluar protesta kundër dhunës së grave dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato.

Një numër i madh i personave janë mbledhur fillimisht te Pallati i Drejtësisë, ku po protestojnë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, ka thënë se protestueset kanë ngritur parulla të ndryshme e do të kenë thirrje të ndryshme.

“Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Dhuna e burrave në hapësira private po riprodhohet nga shteti”, “Siguri për gratë në hapësira private e publike”, “Çika e gra, jemi bashkë krah për krah." - janë disa prej parullave me të cilat po protestojnë vajzat e gratë.

Lajme të ngjashme