Vrasja në Skenderaj: Policia arreston të dyshuarin 62 vjeçar, i konfiskohet tri revole - NACIONALE

Vrasja në Skenderaj: Policia arreston të dyshuarin 62 vjeçar, i konfiskohet tri revole

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njoftoi se kanë arrestuar të dyshuarin 62 vjeçar (H.I) për vrasjen e një personi 42 vjeçar në një lokal në Skenderaj, konflikt ky i cili dyshohet të ketë pasura motive pronësore.

Të dyshuarit i janë gejtur dhe konfiskuar tri armë-revole dhe fishekë – ndërsa mbetet në kërkim edhe një dyshuar tjetër.

Komunikata e plotë:

Vrasje e rëndë

Skenderaj, 12 shkurt 2025

Me 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikes se Kosoves.

Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lajme të ngjashme