Vrasja me 14 plumba, Apeli e kthen në rigjykim rastin e Lirim Jakupit - NACIONALE

Vrasja me 14 plumba, Apeli e kthen në rigjykim rastin e Lirim Jakupit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Lirim Jakupit, Afrim Ismajloviq dhe Faton Osmani, të cilët akuzohen për një vrasje më 12 shtator të vitit 2021 në Gjilan.

Avokati i Lirim Jakupit, Ilir Shaqi, ka treguar se Apeli ka pranuar kërkesën e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjykata themelore nuk ka marrë për bazë shumë prova që ka ofruar ai.

“Gjykata e Apelit kthen lëndën në rigjykim për rastin e Lirim Jakupit i dyshuar për vrasje. Ashtu siç i kemi paraqitur të gjitha pretendimet tona gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e shkallës së parë ashtu edhe pretendimet tona ankimore pranë shkallës së dytë, të cilat asnjëherë nuk u morën parasysh nga shkalla e parë, Gjykata e Apelit të njëjtave u ka dhënë besueshmëri me rekomandime se si duhet trajtuar ato pretendime dhe prova për të nxjerrë të vërtetën dhe realitetin”, ka shkruar ai.

Sipas Shaqirit, për rastin në fjalë duhet një gjykim profesional.

“Na duhet gjykim profesional dhe jo gjykim publik, na duhet gjykim në bazë provave dhe jo paragjykimeve. Këtë vendim e pranuam së bashku me kolegen avokaten Elvira Haziri, mbrojtëse e të akuzuarit tjetër, FO. Kemi besim të plotë që rigjykimi duhet bërë sipas vlerësimit të provave dhe jo sipas paragjykimeve”, ka shkruar ai.

Në shkallen e parë, të pandehuri kishin marrë dënime të rënda.

Sipas aktgjykimit, Lirim Jakupi ishte dënuar me 27 vite burgim, Afrim Ismajloviq me 24 vite burgim, kurse Faton Osmani me 15 vite.

Të dyshuarit janë të akuzura për vrasjen e të ndjerin B.V., nga Gjilani.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 shtator 2021, në kafenenë “Cafe Bar “Premium” në rrugën “Villiam Shekspir”.

Lajme të ngjashme