Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria sot me konferencë për media lidhur me rastin - NACIONALE

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria sot me konferencë për media lidhur me rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Pejë pritet të mbajnë një konferencë për media, ku do të shpalos të gjeturat e hetimit për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit 2021, pak para orës 19:00. Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. U vranë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.Fillimisht u përfol për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.

Dy ditë pas rastit tragjik, Qeveria e Kosovës, bashkë me Policinë kishin njoftuar se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion që mundëson arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Deçan.

Lajme të ngjashme