Vrasja e pjesëtarëve të grupit terrorist: Serbia shpall një ditë zie - NACIONALE

Vrasja e pjesëtarëve të grupit terrorist: Serbia shpall një ditë zie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia ka shpallur një ditë zie. Kjo pas vrasjes së tre pjesëtarëve të grupit terrorist në veri nga Policia e Kosovës.

Njoftimi është dhënë për mediat serbe.

Siç thuhet në njoftim, Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t'i bëjnë respekt për viktimat e “Kosovës dhe Metohisë”.

Policia e Kosovës është detyruar të gjuajë me armë zjarri ndaj grupit terrorist, pasi të njëjtit vranë një polic.

Deri më tani 3 janë të vrarë nga grupi terrorist, disa janë të arrestuar e të plagosur.

Lajme të ngjashme