Vrasja e gruas në Ferizaj, i plagosur mbeti edhe vëllai 15-vjeçar i viktimës
Në vrasjen e gruas në Ferizaj, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës.
Siç raportohet, vëllai i viktimës është 15-vjeçar, më saktë i lindur më 2009.
I plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Në spital ka ardhë vëllai i të ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakahraun e djathtë, në dorë domethënë. I është largu plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj” – tha Arifi, raporton Kallxo.