Vrasja dhe plagosja në Ferizaj, policia del me komunikatë - NACIONALE

Vrasja dhe plagosja në Ferizaj, policia del me komunikatë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media në lidhje me vrasjen e rëndë dhe pagosjen në Ferizaj.

Policia ka bërë me dije se i plagosuri, vëllai i viktimës, është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari tashmë është arrestuar dhe është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve në Ferizaj.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.” – thuhet në njoftim.

Tutje, policia ka bërë me dije se hetuesit janë në vendin e ngjarjes:

“Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”.

Në fund, policia ka thënë se për informata të tjera, publiku do të njoftohet më vonë.

Lajme të ngjashme