Vozitës kujdes!, sot rrugët mund të jenë me ngrica
Ka disa ditë që ne vendin tonë po vazhdojnnë të bien reshjet e borës. Borë pritet të ketë edhe gjatë ditës së sotme, anise në vend do të ketë edhe intervale me diell.
IHK njofton se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.
Megjithëkëtë, nga Prishtina Ëather, njoftojnë po ashtu se mot stabil në ditët e ardhshme, shumë ftohtë e me ngrica në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat në rritje.
11.03.2022 - Në fundjavë dhe ditëve të para të javës në vijim, paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Kryesisht me kthjellime ditën e shtunë, ndërsa të dielen më shumë intervale me diell, dhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit me ngrica të theksuara.
Në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vransirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Kushtet e motit më stabil në ditët vijuese, nuk mundësojnë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror qëndrojnë më të përqëndruara pranë sipërfaqes, derisa indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta, të dielen edhe në shumë të dobëta, apo edhe jashtëzakonisht të dobëta.
12.03 - Ngrica në mëngjes. Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.
13.03 - Kryesisht me diell, ditën edhe vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
14.03 - Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.
15.03 - Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
16.03 - Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.
Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.
Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.