Voton kandidati republikan për nënpresident, JD Vance - NACIONALE

Voton kandidati republikan për nënpresident, JD Vance

1 vit më parë

nga NACIONALE

I nominuari i Partisë Republikane për nënpresident të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, votoi të martën në një qendër votimi në Cincinnati.

Senatori u duk në disponim të mirë me të arritur në Kishën St. Anthony i Paduas bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, raporton televizioni CNN.

Pasi e hodhi votën, Vance tha para gazetarëve se u është falënderues atyre që dolën për ta parë “njërën nga traditat më të mëdha në demokracinë amerikane”.

“Ndihem mirë, kurrë nuk e dini derisa ta dini, por ndihem mirë për këtë garë” – tha ai.

“U ndjeva mirë për garën time para disa vjetëve, kur votova saktësisht në këtë pikë. Shpresoj që të shkojë mirë për presidentin Trump dhe mua, siç shkoi për mua para disa vjetëve në shtetin e Ohios” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme