Votat me postë të diasporës në Drenas: Rezultat interesant nga një kuti - NACIONALE

Votat me postë të diasporës në Drenas: Rezultat interesant nga një kuti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka nisur numërimi i votave të diasporës në Drenas. Gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku nga Qendra e Numërimit sjell detaje…

Deri më tani, është numëruar vetëm një kuti nga votat e diasporës në Drenas. Partia Demokratike e Kosovës po prin me 178 vota.

PDK pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.

LDK ka marrë 42 vota me postë, ndërsa AAK gjashtë vota.

Vp/03/02 Drenas

PDK 178

VV 139

LDK 42

AAK 6

Ashtu si në Gjakovë, vërehet një renditje interesante, kjo pasi Vetëvendosje doli e para nga votimet në përfaqësi diplomatike.

Më shumë detaje: LDK e VV fyt-a-fyt në Gjakovë, ky është rezultati pas numërimit edhe nga dy kuti të tjera

Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar statistikat e votave nga diaspora, që kanë votuar në ambasada e konsullata.

Aktualisht, janë numëruar 40 kuti, nga 43 në total.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 10 mijë e 898 vota.

PDK-ja është e dyta me 1 mijë e 10 vota, kurse LDK-ja ka 1 mijë e 6 vota. Kurse, AAK-ja ka 260 vota.

Lajme të ngjashme