Vonesat e deputetëve, Cakolli i kritikon ashpër: Kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale - NACIONALE

Vonesat e deputetëve, Cakolli i kritikon ashpër: Kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI ka kritikuar deputetët për vonesa në seancë.

Ai ka postuar një fotografi nga salla e Kuvendit në ora 10:30, ku nuk shihet asnjë deputet në sallë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli ka shkruar se kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale.

“Ora është 10:30 dhe seanca do të duhej të kishte nisur. Në sallë janë të gjithë – përveç atyre që duhet të jenë: deputetëve. Për ta, kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale. Por #ShtetiNëPauzë nuk guxon të bëhet pjesë e normales sonë”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të ngjashme