Vonesa dhe Ankesa: Mbetet pezull tenderi 2.6 milionësh i MPB-së për targat
Ministria e Punëve të Brendshme po stërzgjatë procesin e thirrjes për tender për furnizim me targa dhe automjete tash e disa muaj. Ndonëse thirrja ishte hapur gati një vit më parë , ende nuk është nënshkruar asnjë kontratë me ndonjërin prej kompanive të interesuara.
Kjo pasi prokurimi është ballafaquar me një mori procedurash. Siç ka raportuar ATV, që nga marsi e deri më tani, në Organin Shqyrtues të Prokurimit janë deponuar shtatë ankesa.