Von der Leyen reagon pas drekës me liderët e Ballkanit Perëndimor, përmend Planin e Rritjes - NACIONALE

Von der Leyen reagon pas drekës me liderët e Ballkanit Perëndimor, përmend Planin e Rritjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shkruar pas takimit me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X”, ajo ka thënë se të gjashtë shtetet i përkasin Evropës.

Von der Leyen ka përmendur edhe planin e rritjes.

“Po punojmë për këtë. Paralelisht, po sjellim ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër me tonat përmes Planit të Rritjes 6 miliardë eurosh për rajonin.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, tashmë janë publikuar pamje nga arritja ku shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm, siç shihet në pamjet më poshtë, janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme