Von der Leyen bisedon me Kurtin: Urgjentisht de-eskalim të situatës dhe kthim në dialog - NACIONALE

Von der Leyen bisedon me Kurtin: Urgjentisht de-eskalim të situatës dhe kthim në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të martën.

Von der Leyen ka thënë se Kurti i ka kërkuar urgjentish de-eskalimin e situatë në veri dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për de-eskalim dhe kthim te dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiq sot më vonë.” – ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, Kurti të hënën e ka biseduar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinken ka kërkuar nga Kurti shtensionim të situatë në veri, teksa i ka bërë të qartë që SHBA-ja mbështet planin trepikësh të BE-së për situatën në veri.

Lajme të ngjashme