Von Cramon kritikon Kosovën dhe Serbinë për dialogun: Faji është i ndërsjellë
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kritikuar edhe Kosovën dhe Serbinë për mungesën e progresit në procesin e dialogut të Brukselit.
Ajo ka thënë se të dy palët kanë përgjegjësitë e veta në këtë proces.
Sipas saj, Kosova dhe Serbia është dashur me kohë t`i kryejnë obligimet që dalin nga procesi.
“E di që është më e lehtë të fajësohet (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Populli i tij nuk do të studiojë apo blejë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ajo ka bërë me dije se pala kosovare ka zvarritur formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Por Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtoheshin me asgjë të ngjashme me Asociacionin. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i ndërsjellë”, është shprehur Cramon në një konferencë për gazetarët në Bruksel.