Vokrri “braktis” Lulzim Hetemin: Largohet nga komuna e Leposaviqit, pas 9 ditë qëndrimi
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri me anë të një video, të shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, ka ndarë emocionet e tij, siç i ka quajtur të përziera, pasi pas 9 ditësh ka dalur nga “ngujimi”, në zyrën e Lulzim Hetemit në Leposaviq.
Ai ka treguar se e ka shoqëruar Hetemin për 9 ditë me rradhë, por se tash është momenti ta lëshoj atë zyrë, anipse nuk ka treguar për arsyet e largimit të tij.
“Dita e nëntë dhe e fundit e qëndrimit tim në Komunën e Leposaviqit. Erdh momenti me u largu.. edhe me emocione të përzime.. po përshëndetna me kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi. Burrë shumë stoik, shumë i motivumë me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë.”- ka thënë Vokrri.
Më herët Hetemin e kishin vizituar, Sali Zyba, Ministri Liburn Aliu e Ministri tjetër Elbert Krasniqi.
Nuk dihet nëse tashmë është rradha e ndonjë zyrtari tjetër ta zëvendësoj Vokrrin, për t’i bër shoqëri Hetemit.