Vogel: Nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në process - NACIONALE

Vogel: Nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në process

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën e 27 shkurtit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbajnë raundin e ri të bisedimeve.

E se si pritet të shkoj ky takim, detaje ka dhënë për Zërin e Amerikës, Toby Vogel , ekspert Qendrën joqeveritare për Politikat e Demokratizimit në Bruksel

“Nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në proces. Më duket se ky është një takim që synon të ruajë momentin e arritur gjatë javëve të fundit. Thelbi i tij është se të dyja palët e pranuan propozimin franko-gjerman si diçka për të negociuar. Pra, ka të bëjë me përpjekjen për të ruajtur momentin dhe, në një farë mënyre, për të ndërtuar mbi të”, tha Vogel.

Një refuzim i mundshëm i marrëveshjes, sipas Vogel, do të nënkuptonte një sinjal negativ – se njëra ose të dyja palët nuk janë të gatshme të ecin më shpejt, siç tha ai, në rrugën evropiane.

“Vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të shpallnin se heqin dorë dhe të deklarojnë se nuk duan të flasin më– dhe nga ana tjetër, ndërmjetësit ndërkombëtarë të tërhiqen. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do të largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar”, tha Vogel.

Lajme të ngjashme