Vlora Çitaku: Seanca për buxhetin është farsë, tentim për të mbuluar dështimin - NACIONALE

Vlora Çitaku: Seanca për buxhetin është farsë, tentim për të mbuluar dështimin

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se seanca e ftuar për buxhetin, është për ta mbuluar dështimin.

Çitaku ka thënë se është tentim për ta mbuluar dështimin nga VV-ja.

“Kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash është farsë, tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme. Kur vjen puna për të formuar institucionet kemi zvarritje, pasiguri e manipulim afatesh, kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë, madje, duke shkelur rendin kushtetuese. Dua të jem e qartë PDK-ja nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme. Kjo seancë nuk është thirurr për qytetarët, për të miratuar ligje”, tha Çitaku.

Lajme të ngjashme